Sipas raportit të policisë, në rajonin e Gjilanit, përkatësisht në komunat: Gjilan, Kamenicë e Viti, janë arrestuar 16 persona për “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Ja rastet sipas policisë:
• Rr. Mustafë Koka, Viti , 08.04.2020 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.
• Rr. Flaka Janarit, Viti, 08.04.2020 – 19:45. Janë arrestuar dy (2) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.
• Lagjja Malësia, Kamenicë, 08.04.2020 – 21:15. Janë shoqëruar në stacionin policor, katër (4) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregulltë.
• Rr. Bulevardi i Pavarësisë, Gjilan, 07.04.2020 – 17:10. Është shoqëruar në stacionin e policisë, i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregulltë.
• Rr. Avdulla Tahiri, Gjilan, 07.04.2020 – 22:05. Janë shoqëruar në stacionin policor, dy (2) të dyshuar, meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregulltë.
• Rr. Reshat Ymeri, Gjilan, 07.04.2020 – 22:10. Janë shoqëruar në stacionin policor, tre (3) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregulltë.
• Rr. Gjon Sereqi, Gjilan, 07.04.2020 – 22:10. Janë shoqëruar në stacionin policor dy (2) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregulltë.
• Fsh. Rubovc, Kamenicë, 08.04.2020 – 02:28. Është shoqëruar në stacionin e policisë, i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregulltë.