(2L ONLINE) – Në fshatin Velekincë të Gjilanit njësitë policore bashkë me inspektorët e ATK-së gjatë kontrollit në një bastore sportive kanë hasur të instaluara në dy kompjuterë, programe të lojërave të fatit të cilat janë të ndaluara.
Autoritetet policorek anë bërë me dije se ndaj të dyshuarit nga ana e inspektorëve të ATK-së është shqiptuar gjoba si dhe janë konfiskuar dy kompjuterët, në të cilët ishin të instaluara lojërat e ndaluara.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/