Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti për Reagim të Shpejtë gjatë një kontrolli rutinor kanë ndalur dy persona të dyshuar kosovar shqiptar V.A. (1996) dhe D.Z. (2001) për kontroll.
“Gjatë kontrollit tek këta të dyshuar kanë arritur që të gjejnë një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë si dhe një cigare e mbështjellë e dyshuar po me substancë narkotike të cilat janë konfiskuar në cilësi të provave materiale për gjykatë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Nga njësitet relevante është bërë testi fushor të cilat kanë rezultuar pozitive në peshë prej 1.6 gr.
“Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës në bazë të procedurave ligjore”, ka bërë me dije zëdhënësi Hashani.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit rasti me kallëzim penal ,,Posedim të substancave narkotike dhe psikotropike” procedohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan. /2LONLINE/