Boksieri kosovar që jeton në Zvicër, Arnold Gjergjaj ka regjistruar fitoren e radhës. Boksieri shqiptaro-zviceran, Arnold Gjergjaj, i njohur si “Cobra”, sot është përballur me boksierin hungarez Tibor Balogh. Ai ka fituar duelin me “KO” në raundin e dytë.
Dueli u zhvillua në Zvicër para një numri të madh shikueish zviceranë e shqiptarë. Pas fitores, boksieri i cili banon në Basel ka falënderuar të gjithë për mbeshtetjen këtu dhe në Kosovë shkruan albinfo.ch.
“Më duhet ndihma e juaj për ndeshje të tjera të mëdha”. Gjergjaj po hynë në grupin e boksierve më të mirë të kategorisë së rëndë. Kohë më parë në një intervistë për “albinfo.ch” pati premtuar se brenda dy viteve do të arrijë në majet e boksit botërorë.