Ka patur zëra në mesin tonë që kanë tërhequr vërejtjen se mund të vie një ditë, kur do të na duhet që ta përballojmë agresionin e Serbisë vet, sepse ndihma e të tjerëve do të mund të mungojë.
Shkruan: Arsim KASTRATI – 2LONLINE.com
Serbia agresionin politik ndaj kombit shqiptar nuk e ka ndalur për asnjë moment, që nga fundi i shekullit XIX e këndej dhe në çdo rast që i është dhënë mundësia, këtë agresion politik e ka shndërruar në mësymje ushtarake. Duke ditur se kush e udhëheqë Serbinë sot dhe duke i parë rrethanat gjeopolitike aktuale, agresioni ushtarak i saj ndaj Kosovës edhe mund të ndodhë.
Fill pas luftës së fundit ka pasur një shkrim nga një analist politik amerikan në të cilin ai e parashikonte fundin e shpejtë të dominimit gjeopolitik amerikan. Dhe në fakt, viteve të fundit kemi qenë dëshmitarë të tërheqjes amerikane nga disa vatra të konflikteve, në të cilat janë përfshirë edhe fuqi tjera botërore dhe rajonale si: Rusia, Kina, Irani e Turqia!
E ç’po bëjnë politikanët tanë në ndërkohë?
Ata janë të zënë me luftën brenda llojit, me avancimin e karrierës politike personale, me keqmenagjimin dhe përvetësimin e parasë publike, disa na i kanë burgosur, disa vajtojnë, disa këndojnë, ndonjëri qet kushte duke thënë: ose unë ose s’bënë, kurse tjetri: sa t’vi unë, do t’ju tregoj se ku e keni vendin!
Eu Kosovë t’a njefsha t’mirën e mos t’raftë kush me t’thanë: “fshati digjej e ajo krihej”! /2LONLINE.com/