Klubi i futbollit “Gjilani” dhe mbrojtësi i krahut të majtë, Armend Halili, kanë gjetur akordin e vazhdimit të bashkëpunimit për dy vitet e ardhshme, njofton faqja zyrtare e këtij klubi. Ndërkohë që SC Gjilani ka arritur marrëveshje edhe me futbollistin 25 vjeçar nga Prishtina, Shend Kelmendi, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, kur jemi te vazhdimi i rrugëtimit të përbashkët të SC Gjilanit me Halilin thuhet se paraqitjet e mira dhe siguria e futbollistit nga Prishtina, kanë bërë që drejtuesit e skuadrës kuq e bardh, të vijojnë tutje bashkëpunimin me mbrojtësin e krahut të majtë.
Armend Halili, i cili skuadrës së SC Gjilanit iu kishte bashkangjitur në afatin kalimtar veror të vitit 2018, ka nënshkruar kontratën e re ku do ta jetë pjesë e skuadrës së Gjilanit edhe për dy sezonet e ardhshme.
Ndërkaq tani më është bërë zyrtare se Shend Kelmendi do të jetë futbollisti më i ri i Gjilanit.
SC Gjilani ka arritur marrëveshje me futbollistin 25 vjeçar nga Prishtina, Shend Kelmendi, i dalë nga akademia e KF Prishtinës dhe se hapat e parë të karrierës së tij i kishte bërë po në skuadrën kryeqytetase.
Përveç Prishtinës, futbollisti më i ri i Gjilanit, karrierë kishte bërë edhe në disa skuadra tjera në Kosovë dhe jashtë saj, si në klubin korçar, KF Skënderbeu. Kelmendi, i cili pozitën e tij në fushë e luan si sulmues, në edicionin e fundit kishte luajtur për skuadrën e Flamurtarit, ku ka zhvilluar 24 takime, duke realizuar 10 gola dhe dhuruar një asistim.
Futbollisti më i ri i Gjilanit, sot ka nënshkruar kontratë, të cilin do ta mbajë atë si pjesë e skuadrës kuq e bardh në dy vitet e ardhshme. /2LONLINE.com/