Policia e Kosovës, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Gjilan, më 28 maj 2021 kanë pranuar një informatë për një rast ‘dhunë në familje’ në fshatin Shillovë të Gjilanit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. ka bërë me dije se zyrtarë policorë me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se viktima e rastit bashkëshortja e të dyshuarit A.V. gjersa ishin në shtëpinë e tyre në fshatin Shillovë është sulmuar, rrahur dhe kanosur me armë nga bashkëshorti i saj.
Viktima është dërguar në qendrën emergjente për tretman mjekësor dhe gjendja e saj shëndetësore sipas mjekut është stabile.
Me urdhër të gjyqtari të procedurës paraprake për krime të rënda në Gjilan, më 28 maj 2021 duke filluar nga ora:19:45-20:05h është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.V.(1983) dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe në objektin përcjellës në garazhë janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi materiale:
1. Nëntëmbëdhjetë (19) copë fishekë të kalibrit 9mm.
2. Tre (3) fishekë te kalibrit 7.65 mm.
3. Një pistoletë te markës “CRVENA ZASTAVA ” ngjyre e zeze M70 , e kalibrit 7.65mm,prodhim jugosllavë dhe
4. Një karikator të zbrazët të pistoletës 7.65 mm
Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti ,,Armëmbajtje pa leje-Dhunë në familje dhe Kanosje me arme’’
Pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore. /2LONLINE.com/