Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka emëruar Drejtoreshë të Administratës së Përgjithshme, Arlinda Sejdiun.
Arlinda Sejdiu është Master i Ekonomisë me theks të veçantë e përgatitur në fushën e Menaxhmentit dhe Biznesit dhe ka punuar si ligjëruese në institucione të arsimit të lartë dhe në sektorin bankar.
Pas prezantimit të ambienteve të punës, Kryetari Rahimaj kërkoi nga Drejtoresha korrektësi dhe shërbim ndaj qytetarëve ku ndër të tjerash është shprehur se shpreson shumë që Arlinda me përvojën dhe njohuritë e fituara, ta bëjë DAP-në njërin nga sektoret më të suksesshme komunale. /2LONLINE/