DYLON

Pensionohet Kryeinfermierja e Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare znj. Lutfije Ilijazi

Pensionohet Kryeinfermierja e Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare znj. Lutfije Ilijazi
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Aurorë Osmani dhe Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Arbenita Hajdari, uruan pensionimin zonjës Lutfije Ilijazi, duke e falënderuar përzemërsisht për kontributin e saj, për më shumë se 43 vite në shëndetësinë primare.

Gjithashtu znj. Ilijazi pranoi mirënjohje falënderimi nga ana e institucioneve, për punën e bërë ndër vite, e përkushtimin e pashoq.

EkoHigjiena

Fjalë miradie e përshëndetëse shprehën edhe kolegët, duke ndarë emocione e lëvdata për punën e bashkëpunimin e saj!

“Urime pensionimi ikonë e infermierisë gjilanase”, thuhet në urimin e DSHMS-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.