Futbollisti shqiptar, Arlind Ajeti pas një periudhe pa klub, ai ka nënshkruar me klubin danez Vejle Boldklub.
Vejle këtë sezon luan në kategorinë e dytë daneze, ku synon ta përfundojë kampionatin në vendin e parë, pozitë të cilën e mban aktualisht dhe dërgon në elitë.
Trajneri Jacob Kruger ka folur rreth transferimit, duke treguar se beson në aftësitë e shqiptarit.
“CV e Arlindit flet vetë, por ai është gjithashtu një lojtar që nuk ka luajtur aq shumë futboll në gjysmën e fundit të vitit 2019. Ne besojmë se ne në Vejle Boldklub mund ta ndërtojmë atë fizikisht në mjedisin tonë elitar dhe që Arlind përmes trajnimi do të jetë i gatshëm për skuadrën gjatë pranverës. Është e qartë se 19 ndeshje ndërkombëtare për Shqipërinë dhe 41 ndeshje në Serie A janë një shprehje e qartë e cilësive të tij në futboll”, ka thënë ai.
Te Vejle po ashtu luan futbollisti tjetër shqiptar, Ylber Ramadani.