Aleanca e të Rinjve të Kosovës (ARK), Dega në Gjilan në përmbyllje të vitit 2022, ka bërë shpërndarjen e disa pakove ushqimore e me gardarobë në disa familje gjilanase në nevojë.
Nevojat janë të mëdha gjithkund në Kosovë e në shumë familje, fatkeqësisht. Ishim sot pranë disa prej tyre simbolikisht dhe për t’iu treguar se ata nuk janë të harruar dhe se ne jemi me ta kurdo e kudo.
ARK të gjithë qytetarëve të Gjilanit, veçmas rinisë gjilanase ju uron vitin e ri 2023, me shpresë të jetë vit i mbarë, me shëndet e suksese për ju dhe familjet tuaja, thuhet në njofitm. /2LONLINE/