Komiteti Konultativ për Pjesëmarrjën e Qytetarëve në Vendimmarrje (KKPQV), ka mbajtur, sot, mbledhjën e dytë të rregullt. Me këtë rast, Arjeta Avdyli është zgjedhur zv.kryesuese e këtij komitieti.
Po ashtu ky komitet ka diskutar edhe mbi draftë buxhetin e komunës së Vitisë për vitet 2019-2021, si dhe ëshët diskutuar edhe mbi propozim rregullorën për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba.
Në këtë mbledhje u dhanë propozime të ndryshme si të bëhet lirimi nga pagesa të studentëve vitias për dokumentet të cilat lëshohen nga gjendja civile në këtë komunë. Po ashtu u kërkua që diskutimet publike për planfikimin e buxhetit komunal të mbahen në bashkësitë lokale me qëllim që shumica e fshatrave të inkoperohen në hartimin e listës së investimeve kapitale.
Gjithashtu ata kërkuan që të shikohet mundësia e përfshirjes së më shumë fermrave në këto diskutime publike. Kurse gjatë hartimit të listës për invesime kapitale ata kërkuan që t’iu jepet prioritet rregullimit të rrugëve bujqësore.