Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në Komunën e Kamenicës, Naim Arifi, ka pritur në takim drejtorin e USAID-it Fatmir Selimi dhe zyrtarën e lartë për hortikulturë, bujqësi organike Valdete Avdiu, për të diskutuar rreth zhvillimit të bujqësisë.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është zhvillimi i një sektorit bujqësor më konkurues përmes Asistenës Teknike dhe Granteve për fermerët, ndërmarrjet dhe organizatat tjera në zingjirin e vlerave.
Drejtori Arifi është shprehur shumë i kënaqur që ky projekt për fermerët që merren me Pemë të Imta dhe Bimë Aromatike e Mjekësore do të fillojë bashkpunimin me USAID-in dhe Ministrinë e Pylltarisë, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
“Jam shumë i lumtur për këtë bashkëpunim që po e bëjmë dhe do të vazhdoj të punoj shumë duke qenë në gjendje gadishmërie shtatë ditë në javë, 24 orë punë”, tha ai.
Projekti në bashkëpunim me MPBZHR-në dhe USAID-in synon nxitjen e zhvillimit ekonomik, ngritjen e kapaciteteve teknike, krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e eksportit përmes zingjirëve të sipërfaqeve me kultura bujqësore.
Ndërkaq, zyrtarja e lartë për hortikulturë, bujqësi organike Valdete Avdiu është shprehur e kënaqur për këtë bashkpunim dhe tha se MBPZHR-ja dhe USAID-i do të vazhdojnë të përkrahin financiarisht këtë projekt.