Avni Arifi i AAK-së ka thënë se qeverisja Thaçi-Mustafa është përsëritje e qeverisjes 2011-2014, ku ndërrojnë vetëm shkronjat dhe individët por nuk ndërron koncepti dhe nuk sfidohet paperspektiva.
Lexojeni të plotë postimin e Arifit në Facebook:
“Crises start always with a new fake hope”. Kush do të jetë Kryeministër? Thaçi apo Mustafa* (fusnotë) ?. Për jetën e qytetarit të Republikës së Kosovës asnjë rëndësi nuk do të ketë se cili nga këta do të jetë i pari. Është përsëritje e qeverisjes 2011-2014 apo vazhdim i koalicionit PDK-AKR. Ndërrojnë shkronjat dhe individët por nuk ndërron koncepti dhe nuk sfidohet paperspektiva e jetës në Kosovë.
*në praktikë është Thaçi.