Arifi nga afër ka inspektuar punimet rreth renovimit të këtij objekti, ku po bëhet ngjyrosja e mureve, ndërrimi i dritareve dhe dyerve të shkollës, ndërkohë që ka theksuar se renovimi i kësaj shkolle do ti jap nxënësve vitias mundësi më të mira të zhvillimit të procesit mësimor.
Drejtori i kësaj shkolle Afrim Rrustemi tha se investimet rreth renovimit të kësaj shkolle në katin e parë dhe të dytë kanë ardhur nga KFOR-i amerikan, ndërsa në katin e tretë institucionet komunale të Vitisë do të bëjnë ndërrimin e dritareve dhe dyerve si dhe do të instalohet nxehja qendrore në gjithë objektin.
Përndryshe, kreu komunal i Vitisë, Nexhmedin Arifi ka thënë se tani me hapjen e shkollës së re fillore “Dëshmorët e Vitisë “ do të bëhet një përgjysmim i numrit të nxënësve dhe se tani e tutje në shkollat fillore të qytetit të Vitisë procesi mësimor do të mbahet me orë të plota./2lonline/