Shpalosja e programit të AKR-së për Gjilanin nga bartësi i Listës, Arianit Ibrahimi në Debatin e organizuar nga RTK për Asamblenë Komunale.
Përfaqësuesit e AKR, asnjëherë nuk do të jenë të heshtur karshi, pabarazive, preokupimeve, problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët gjilanas në përditshmërinë e tyre.
Përkundrazi ne do të jemi shumë proaktiv në ndërmarrjen e shumë iniciativave, projekteve, nismave që ndikojnë në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve. Fokus të veçant do të kemi për arsimin, shëndetësinë, zhvillimin ekonomik, kulturën, rininë, sportin, mjedisin dhe infrastrukturën.
Ne do të jemi të zëshëm që edhe Gjilani të ketë një zonë të lirë ekonomike ose industriale ashtu siç kishte parapa Presidenti ynë Behgjet Pacolli në vitin 2017.
Po ashtu do ta ngrisim zërin që Gjilani, pos betonizimit të ketë edhe hapësira të gjelbër më shumë, së paku pesë parqe të ndërtohen në zonat urbane, lagjet e qytetit.
Do ta trajtojmë edhe temën për zgjidhjen e një problematike që rëndon në qytetarin tonë që nga paslufta, mungesa e ujit të pijshëm për të gjithë qytetin dhe fshatrat.
Në kuvendin komunal do të ngritim edhe çështjet që kanë të bëjnë me deponitë ilegale, trajtimin e ujërave të zeza, si dhe shqyrtimi i një mundësie që të ndërtohet një strehimore për qentë endacak, si dhe mundësia e krijimit të transportit publik, kur e dimë që qyteti dita ditës veçse po rritet.
Të gjitha këto pika do të mundohemi me të gjitha kapacitetet që i kemi ti ngrisim si çështje në Asamblenë Komunale, dhe ti japim zgjidhjen e duhur.
Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/