Prej më shumë se dy vitesh kanë nisur punimet dhe tashmë “Arena Kombëtare” është drejt fundit. Objekti më i ri sportiv në vend është ngritur aty ku dikur ishte legjendari “Qemal Stafa”.
Teksa po punohet intensivisht për shtrimin e tapetit jeshil, mbrëmjen e djeshme ka nisur testimi i projektorëve.
Për herë të parë ndriçimi i tij do të jetë pa shtylla, por me projektorë të montuar përreth mbulesës së tribunave.
“Arena Kombëtare” pritet të jetë gati në muajin nëntor ku do të inagurohet me ndeshjen e eliminatoreve, Shqipëri – Francë.