Nën organizimin e përbashkët të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport me Federatën e Shahut të Kosovës dhe Klubin e Shahut “Vitia”, në Shkollën e Mesme Teknike Profesionale “ Jonuz Zejnullahu”, në Viti, është mbajtur turniri i shahut “Gursel e Bajram Sylejmani”.
Në këtë ngjarje sportive kanë marrë pjesë 45 shahistë nga mbarë vendi. Lëvizjen e parë të figurave të shahut e bëri Diel Sylejmani, djali i dëshmorit Gursel Sylejmani.
Kurse Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti zhvilloi lojën e parë me Shaban Ismajlin nga Vitia.
Më poshtë keni rezultatet nga ky turnir:
Vendi i parë- Ardian Jashari me 7.5 pikë
Vendi i dytë- Besim Uruçi me7.0 pikë
Vendi i tretë- Jahush Sahiti me 7.0 pikë
Vendi i katërt- Muhamet Asllani me 7.0 pikë
Vendi i pestë- Oltion Vata me 6.5 pikë, etj.