“Ndryshimi i premtuar për Gjilanin nga Vetëvendosje, po ndodh, por ama në dëm të qytetarëve e në dëm të Gjilanit. Fort e dhimbshme me e pa Gjilanin kah fundoset secilën ditë e më shumë”, ka thënë, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.
Sipas tij, nëse jo si komunë kampione, shanset për të qenë e krahasueshme me komunat më të zhvilluara, i ka pasur Gjilani, sepse kishin nisur shumë projekte kapitale të cilat do të kishin impakt në zhvillimin ekonomik.
Azemi i AAK-së thotë se është e rëndë për ta thënë e për ta pranuar, por ditët e muajt më të rëndë, Gjilani i ka përpara.
“Ndihem mirë që Aleanca nuk do të jetë pjesë e asnjë kalkulimi politik, por do të veprojë në raport me interesin qytetar. Nuk ia kishim borxh këtë as Vetëvendosjes e as partnerëve të koalicionit, madje as atyre që sot po kalkulojnë në kurriz të qytetarëve e të Gjilanit”, ka thënë Ardian Azemi i AAK-së së Gjilanit. /2LONLINE/