Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, emëroi sot Arbër Vllahiun për zëdhënës të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ish-gazetari dhe njëherësh ish-këshilltari i ish-presidentes Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu është njëkohësisht këshilltar politik i Kryeministrit Haradinaj.
Ish-gazetari Arbër Vllahiu i është bashkuar zyrtarisht Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-AAK në maj të këtij viti.
Kryeministri Haradinaj e ka quajtur Vllahiun një nga emblemat e BBC-së dhe njohës shumë të mirë të temave politike.
http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,6952