Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Arbenita Sopi Haziri ka thënë se do të punojnë që bashkatdhetarët që do të vijnë për pushime në vendlindjen e tyre, t’i marrin shërbimet në kohë, pa pritje e radhë të gjata në sportele.
“Administrata në Gjilan ka zgjatur orarin e punës në Shërbimin e Gjendjes Civile dhe Qendrën për Shërbim me Qytetarë. Punojmë edhe të shtunave gjatë muajve korrik dhe gusht, nga ora 10:00 deri në orën 14:00, nga data 6, e shtuna e parë e korrikut deri më 31 gusht, të shtunën e fundit të gushtit”, ka thënë drejtoresha Arbenita Sopi Haziri. /2LONLINE/