Këshilltarët e kuvendit komunal pas një seance maratonike kanë aprovuar propozim buxhetin e komunës së Bujanocit për vitin 2018 në vlerë prej 1.164.500.000,00 dinarë.
Gjithashtu u aprovua edhe vendimi mbi taksat administrative komunale dhe taksat lokale komunale për vitin 2018.
Qeverisja lokale ka organizuar edhe diskutim publik lidhur me buxhetin e vitit 2018 ndërsa në krahasim me vitin e kaluar ky është buxhet më i madh.
BURIMI: Titulli.com