Sipas analistëve politikë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës , kjo gjendje në komunat me shumicë serbe, në veçanti në veri të Kosovës, ka ardhur si rezistencë e banorëve serbë për të mos pranuar shtetësinë e Kosovës.Aplikimi i simboleve të shtetit të Kosovës në veri, vazhdon të mbetet një sfidë për ekzekutivin e vendit.
Duke u nisur nga flamujt e vendosur para hyrjeve të ndërtesave komunale në veri, por edhe në komuna të tjera të banuara me shumicë serbe, e deri te dokumente të ndryshme, nuk mund të shohësh simbole të Republikës së Kosovës, shkruan Kosova sot.
Ndërkohë, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, zotohen se së shpejti do të aplikohen simbolet e shtetit edhe në veri.
Zëvendësministri në detyrë i Pushtetit Lokal, Basri Musmurati, nuk ka dashur të prejudikojë se a do të ketë probleme rreth aplikimit të simboleve të shtetit në veri të vendit, mirëpo ai shprehet i bindur se në një të ardhme, simbolet e shtetit do të aplikohen edhe në veri.
http://www.kosova-sot.info/politike/simbolet-e-kosoves-rezistohen-ne-veri