Komuna e Kamenicës ka vënë në dispozicioni numrin pa pagesë 080011010 për të gjithë ata të cilët dyshojnë se kanë ndonjë sinptomë apo problem tjetër që lidhet me situatën pas përhapjes së virusit COVID-19.
Ky numër pa pagesë është i hapur për të gjithë nga ora 08:00 deri në orën 20:00, ku ju mund të merrni informata se ku të drejtoheni nëse keni probleme me shëndet apo për dëshironi të lajmëroni ndonjë rast.
Po ashtu ju mund të thërrisni pa pagesë në numrin e QKMF-së: 0280371783, si dhe në numrin: 044342406 ku ju ofrohen shërbime psikologjike-pedagogjike.
“Bëjmë apel tek të gjithë qytetarët e Kamenicës të mos paraqiten në QKMF pa u lajmëruar në numrin pa pagesë të komunës për të marr informatat e nevojshme. Qëndroni në shtëpi dhe raportoni problemet tuaja përmes telefonit. Ne jemi të gatshëm të ju ndihmojmë në zgjidhjen e tyre”, thuhet në apelin e Komunës së Kamenicës.