Solidariteti dhe ndihma për njëri tjetrin tek shqiptarët gjithmonë ka qenë prezentë, dhe vazhdon ende të jetë. Një ndihmë sa do e vogël për ty, për ndonjë tjetër mund të jetë shumë e madhe.
Përkrahjen dhe zgjatjen e dorës së ndihmës po e pret edhe një vajzë e vogël dhe e bukur nga qyteti i Gjilanit. Është Mirela Ida 10 vjeçare, e cila ka disa komplikime me hormonet e rritjes.
Edhe pse në këtë moshë, ajo pamjen dhe peshën e ka të një fëmije 6 vjeçar. Familja e saj është duke i bërë terapi në një klinikë në Prishtinë, çdo të dytën javë.
Prindi i vajzës punon kamerier, të ardhura këto me të cilat duhet ta mbajë familjen 7 anëtarësh, ndërsa terapia shumë shpesh vihet në diskutim.
Duke i llogaritur të ardhurat nga puna e kamerierit, mundësit për me vazhduar me terapinë janë minimale.
Mirela e vogël ka nevojë për ndihmën tuaj, me aq sa keni mundësi.
Xhirollogaria është e hapur në emër të prindit:
Për Kosovë:
Faton Ida
1302090000174729
Banka për Biznes
Jashtë Kosovës :
1302090000174729
Raiffeisen International AG, Austria
Unicredit Bank Austria AG, Austria
Ubi Banca (Unione Di Banche Italiane) S.C.P.A., Italy
Komercijalna Banka Ad Skopje, Macedonia
Union Bank Sha. Albania
Numri kontaktues: +37745 – 936 / 6 41 Faton Ida