“Oda e Hotelerisë dhe Turizmit (OHTK), kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të miratojnë vendimin për uljen e TVSh-së nga 18% ne 8% për të gjitha bizneset e Hotelerisë dhe Gastronomisë”,thotë Hysen Sogojeva, kryetar i OHTK-së
Sipas tij, Qeveria e Kosovës që nga data 27.06.2020 ka miratur kërkesën e OHTK-së të kahmotshme që të ulet TVSh-ja nga 18% ne 8% për të gjitha bizneset e Hotelerisë dhe Gastronomisë, por kjo kërkesë ka mbetë të miratohet në Kuvendin e Kosovës.
“Qeveria e ka pranuar këtë kërkesë dhe atë deri më datë 31.12.2021, ku do të jetë ndihmës për këto biznese, andaj kërkojmë që sa më parë këtë vendim ta miratojnë deputetët e Parlamentit të Kosovës.
Deputët e Parlamentit të Kosovës duhet ta votojnë këtë kërkesë, për të mirën e Hotelerisë dhe Gastronomisë”, thotë Sogojeva.