Në vazhdën e masave për luftimin dhe parandalimin e COVID-19, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim që të anulohet Testi i Arritshmërisë për klasat e 9-ta për vitin shkollor 2019/2020.
Vendimi është marrë pas situatës së krijuar me shtimin e rasteve të të infektuarve dhe në përputhje me rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe Qeverisë së Kosovës për respektimin e masave mbrojtëse.
Për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të për vitin shkollor 2020/2021, MASh ka përcaktuar kushtet, kriteret dhe afatet.
Vendimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Z. Ramë Likaj e gjeni të bashkëngjitur në attach.