Sport Club Gjilani konfirmon që dueli miqësor i paraparë të zhvillohej më datë 24 Janar ndaj FC Shkupit është anuluar për shkak të kushteve jo të përshtatshme atmosferike.
Ekipi vijon qëndrimin në Ohër dhe do vazhdojë fazën sipas planit të stafit teknik në përgatitje për stinorin pranveror të kampionatit.
Për detajet e tjera rreth ndeshjeve kontrolluese dhe të rejave nga ekipi do informoheni me kohë përmes faqeve zyrtare të klubit, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit. /2LONLINE/