Çdo ditë e më tepër jemi dëshmitarë të ndryshimeve drastike të motit. Së fundmi, në Antarktidë është regjistruar temperatura e lartë prej 18.3 gradë celsius, duke thyer një tjetër rekord.
Kjo rritje e temperaturës shihet me shqetësim, pasi ndodh po ndodh shumë më shpejt se mesatarja globale. Rekordi I fundit u shënua në mars të 2015, kur u regjistrua temperature 17.5 gradë celsius.
Një shkencëtar i klimës në Universitetin Victoria të Uellingtonit, Prof James Renwick, i cili ka verifikuar regjistrimet e mëparshme në Antarktidë, tha se kjo temperaturë është shumë domethënëse.