Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” është kthyer nga Kumanova ku ishte pjesëmarrës në Festivalin e parë Ballkanik “Balkan Fest 2021”, në Kumanovë te Maqedonisë se Veriut.
Nehat Ferati, kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, ka thënë se ky ansambël pati paraqitje të suksesshme dhe nga juria profesionale u vlerësua me vendin e parë, me këtë rast e falënderon jurinë për vlerësimin.
Ferati tha se para një publiku të shumtë e artdashës, u interpretuan valle burimore e koreografike, dhe këngë të përzgjedhura nga këshilli artistik i Ansamblit, me veshje kombëtare dhe kolorit të shkëlqyer dhe u prit jashtëzakonisht mire nga publiku.
“Në këtë ngjarje kulturore Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, është paraqitur krahas shumë vendeve pjesëmarrëse dhe janë vendosur kontakte të shëndosha me të gjitha Ansamblet dhe grupet e të gjitha shteteve të tjera. Kjo pjesëmarrje Gjilani në këso lloj ngjarjesh kulturore konsiderohet shumë e dobishme për shkëmbimin e eksperiencave te të rinjtë ku iu dha mundësia që të shkëmbejnë përvoja dhe vizione të ndryshme mes tyre”, ka thënë ai.
Ferati tutje theksoi se pjesëmarrja e Ansamblit si përfaqësues i Komunës së Gjilanit dhe Republikës së Kosovës ishte jashtëzakonisht e suksesshme dhe dinjitoze.
“Falënderim i veçantë për organizatoret ne krye me drejtuesin artistik të festivalit, Ilir Latifi për organizimin e shkëlqyer dhe pritjen e jashtëzakonshme. Pjesëmarrja e AKV “Gjilani” në këtë Festival është mundësuar nga kontributi i jashtëzakonshme i anëtarëve te ansamblit dhe Komuna e Gjilanit – Zyra e Kryetarit, Lutfi Haziri -Drejtoria për Kulturës, Rinisë dhe Sport.
Falënderojmë gjitha institucionet lokale dhe qendrore për mbështetjen e Ansamblit dhe Aktiviteteve të tilla, me synimin që të ruhen dhe te kultivohen vlerat tona tradicionale dhe shpirtërore, me shpresën që në të ardhmen mbështetja do të jetë edhe me e fuqishme”, ka thënë