(2L ONLINE) – OJQ Aksioni kundër dhunës dhe ndërtimi i paqes (ANP-Gjilan) organizon trajnimin shtatë ditor, edukim për paqe, me qëllim të krijimit të një ambienti paqësor, duke promovuar kulturën e padhunshmërisë dhe tolerancës, si dhe krijimit të mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë.
Sipas përfaqësuesve të ANP-së, projekti “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë“ ka për qëllim të fuqizojë dhe të nxisë pjesëtarët e të gjitha komuniteteve të Kosovës që të flasin hapur për të kaluarën dhe të dëgjohen nga të tjerët, duke dhënë në këtë mënyrë kontributin e tyre në dokumentimin e së kaluarës.
Në kuadër të këtij projekti do të realizohet trajnimi 7 ditor për ndërtimin e paqes me temat, komunikimi/komunikimi i padhunshëm, puna ekipore, paragjykimet, kuptimi dhe shtjellimi i konfliktit, identiteti, diskriminimi dhe ballafaqimi me të kaluarën.
Sipas përfaqësuesve të ANP-së, kanë bër ëtë ditur se pjesëmarrësit e interesuar duhet të jenë mbi moshën 21 vjeç dhe duhet plotësuar aplikacionin përkatës. /2L ONLINE/