Ka kohë që në agjendën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, para trajtimit të pikave të rendit të punës, ndahen minutat për pyetje-përgjigje, ku anëtarët e Kuvendit Komunal parashtrojnë pyetje të ndryshme dhe ekzekutivi, kryetari, nënkryetari e drejtorët japin përgjigje.
Me qenë se minutat janë të kufizuara dhe se mjaftë pyetje po mbesin pa u parashtruar ose edhe përgjigje të pakthyera, është kërkuar që nga kuvendarët të aplikohet edhe dërgimi i shkresave, edhe përmes postës elektronike, në adresë të drejtorive për t’i marrë përgjigjet në pyetjet e tyre, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Por, në këtë ankohet Ibish Ibishi, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit (i pavarur), i cili ka thënë se kjo formë nuk po funksionon sepse, përkundër që ai i ka adresuar pyetjet e tija në këtë formë, kanë munguar përgjigjet ose në disa janë dhënë përgjigje të pjesërishme.
Ai, edhe në seancën e sotme të Kuvendit Komunës së Gjianit paraqiti vërejtjet e tija se kjo formë nuk po funksionon prandaj po është i detyruar që këtu t’i parashtrojë pyetjet dhe t’i pres përgjigjet.
“Nuk po funksionon forma përmes postës elektronike, andaj jemi detyrua për me i ngrit çështjet dhe me i bë pyetjet drejtpërdrejtë në seancë”, ka thënë Ibishi, për të parashtruar pastaj disa pyetje kryesisht për çështjen e Coronavirusit, për masat që janë duke i ndërmarrë institucionet përkatëse të komunës, për preventivë, transmeton 2LONLINE.com.