Në një raport të PZAP-it, shihet se janë 124 ankesa që janë adresuar në PZAP lidhur me fenomenin e dyshimit për vjedhje të brendshme të votave nga kandidatët e të njejtit subjekt politik.
Akoma pa u publikuar rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, ato për Asamblenë Komunale, ana ana e KQZ-së, shumë nga kandidatët kanë arritur të mësojnë për rezultatet e tyre të përafërta nga komisionerët e angazhuar në qendra të ndryshme dhe në vendvotime.
Në një raport të PZAP-it shihet se kanë 124 ankesa që janë adresuar në PZAP lidhur me fenomenin e dyshimit për vjedhje të brendshme votash nga kandidatët e të njejtit subjekt politik.
Dy ditë pas zgjedhjeve më 5 nëntor, janë dorëzuar në PZAP 72 ankesa të kësaj natyre. Për dyshimin e vjedhjes së votave nga bashkë-partiakët e listes janë adresuar 35 ankesa nga kandidatët për asambleistë të PDK-së. 12 ankesa nga kandidatët e LDK-së dhe 10 nga kandidatët e AKR-së.
Nga radhët e AAK-së janë adresuar 6 ankesa, Lëvizja për Bashkim, raportohet për ankesat e 4 anëtarëve. Nga një ankesë në këtë ditë e kanë dërguar edhe një kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje, një nga Partia e Ashkalinjve për Integrim, shkruan Kosova Sot.