Pas anëtarësimeve të para një jave të grave dhe vajzave, Lëvizjes Vetëvendosje sot i’u bashkua edhe një anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Anila Tusha- Kastrati, bëhet e ditur në një komunikatë të kësaj Lëvizjeje.
Në komunikatë thuhet tutje:
Anila Tusha – Kastrati rrjedh nga një familje intelektualësh dhe politikanësh në Shqipëri. Studimet e larta i përfundoi në Tiranë, në fakultetin “Histori dhe Filologji” – departamenti i Gjuhëve, si dhe përfundoi Akademinë Diplomatike Shqiptare. Tash punon si mësimdhënëse e gjuhës shqipe në Shkollën e mesme të lartë “Arbëria” në Gjilan, si dhe është pjesë e stafit akademik në Kolegjin “UBT”, si ligjëruese e gjuhës angleze.
Aktivitetin e saj politik në Kuvendin Komunal të Gjilanit, si anëtare e Kuvendit, Anila e filloi nga viti 2017, nga radhët e partisë “Nisma për Kosovën”.
Synimi dhe vullneti për të jetësuar dhe avancuar ndryshimin e filluar me 6 tetor, janë pikë-takimi i Anilës dhe Lëvizjes. Çdo ditë e më shumë, Lëvizja jonë po shtohet në numër e po ngritet në kapacitete, thuhet në fund të komunikatës së Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan. /2LONLONE.con/