Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e dyte te rregullt. Anëtarët e këtij komiteti, fillimisht e miratuan rendin e ditës, ku ishte paraparë të diskutohet për rregullimin e oborrit të shkollës fillore “Mlladen Markoviq” në Binqë të Vitisë.
Në këtë mbledhje, u vendos që të procedohet një kërkesë për kryetarin e komunës dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit, që të merren masa për gjetjen e mundësisë së investimit në rregullimin e oborrit të kësaj shkolle. /2LONLINE/