Katër anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në komunën e Artanës, të enjtën, i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. Adem Abazi, drejtor i Drejtoratit për Arsim, Gani Mustafaj, ish drejtor i Financave në komunën e Artanës, Ramize Abazi, anëtare aktuale e Kuvendit Komunal të Artanës, si dhe Sami Bunjaku, nga sot janë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Zyra e komunikimit me medie e PDK-së.