U largua nga Drita para kohe. Ndonëse gjërat po ecnin mjaft mirë me klubin gjilanas, Joey Mincey befasisht vendosi të largohej nga basketbolli i Kosovës për t’u rikthyer në vendlindje. E rikthimi i tij në SHBA solli shumë polemika për skuadrën e Dritës.
Përmes disa fotografive të dërguara në adresë të gazetës Arena, Mincey ka treguar se ka marrë kërcënime nga zyrtarë të Dritës përmes përdorimit të profilit të basketbollistit, Besfort Fazliu në rrjetin social ‘Facebook’ dhe në ‘Skype’. Në mesazhet e dërguara nga profili i Besfortit, e që Mincey thotë se janë dërguar nga krerët e klubit gjilanas, dallohet kërcënimi i tij për amerikanin, shkruan Tribuna.
Mincey ka deklaruar se këta mesazhe i ka marrë pasi i kishte thënë përforcimit potencial të Dritës, Darrick Thomas të mos transferohet te klubi gjilanas. “Unë i morra ato pasi i tregova Darrick Thomasit për klubin. E gjitha çfarë bëra unë ishte përgjigjja në pyetjet e tij”, u shpreh Mincey.