Erërat e forta në bregun lindor të Amerikës Veriore kanë sjellë me vete edhe një fenomen të rrallë. Banorëve që jetojnë në zonat afër liqenit Erie u desh të largoheshin nga shtëpitë pasi erërat shkaktuan një “cunami” akulli.
Copa të mëdha akulli të shtyra nga lumi i Niagarës përfunduan në zonat e brigjeve të liqenit.
Ndërkohë në rrjetet sociale janë postuar video që tregojnë fenomenin e çuditshëm ndërsa copat e akullit “marshojnë” jashtë bregut të liqenit për në rrugë.
Shërbimi Kombëtar i Motit në Buffalo ka paralajmëruar se shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 75 mph dhe të shkaktojnë dëmtime të mëdha për pemët dhe linjat e energjisë.