Për më tepër, përgatitjet për kampionatin e ri ky Klub mëton ti vazhdon në Durrës, dhe ktë e ka bërë të ditur Ramadan Ahmeti, kryetrajner i KF Bashkimi.
Sipas tij, ekspedita 22 anëtarësh e Bashkimit, e cila në përbërje ka edhe lojtarë me përvojë edhe lojtarë të rinj, këtë fundjavë pritet të udhëtojë për në Durrës ku do ti vazhdojë tutje përgatitjet.
“Përgatitjet në arritjen e qëndrueshmërisë fizike jemi duke i mbajtur në stadiumin e qytetit, për të vazhduar më pas në Durrës, ku do të mbahen përgatitjet teknike e taktike”,-tha Ahmeti, duke mos e përjashtuar zhvillimin e ndeshjes kontrolluese.
Ai tha se KF Bashkimi synim parësor e ka Ligën e Parë të Kosovës në futboll, dhe se për këtë qëllim ka angazhuar pesë lojtarë të rinj nga Kika e Kamenicës dhe është në bisedime edhe me disa lojtarë të Dritës.
AHmet ika bërë të ditur se KF Bashkimi ka riorganizuar edhe organet drejtuese, duke zgjedhur për kryetar Shaqir Ukshinin e nënkryetar Izmi Zekën, kurse edhe donatorët çdo ditë e më tepër po i afrohen këtij ekipi.
Përndryshe, ekspedita e KF Bashkimi, që do të udhëtojë për në Durrës: Rejhan Rahmani, Fatmir Mehmeti, Ilir Sermaxhaj, Fidan Qarolli, Kujtim Haziri, Fidan Musliu, Besian Sylejmani, Ramadan Sherifi, Eroll Jonuzi, Visar Hyseni, Gent Shahqi, Liridon Arifi, Faton Sylejmani, Rijad Robelli, Alban Bajraliu, Fatmir Arifi, Jahi Sermaxhaj, Florent Ibrahimi, trajnerët Ramdan Ahmeti, Agim Spahiu dhe Milaim Hetemi. /2lonline/