Ambasadori Kramariq është shprehur mirënjohës ndaj institucioneve komunale që kanë ofruar mbështetje në forma të ndryshme ndaj këtyre familjeve, por ka thënë se realiteti është që të gjithë banorët janë të moshës së vjetër dhe kjo është indikator që rëndon pozitën e tyre.
Ndërsa, Ministri i Drejtësisë Haki Demolli që shoqëronte ambasadorin Kramariq në këtë vizitë, u shpreh se janë të gatshëm të garantojnë të gjitha të drejtat e njeriut, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe ndihmën e çfarëdollojshme për problemet me të cilat kanë banorët kroat.
Ndërsa, kryetari i komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi ka bërë të ditur angazhimet e institucioneve komunale për përmirësimin e jetës së qytetarëve e posaçërisht të atyre kroatë të Letnicës, Shasharës dhe Vërnakollës.
Arifi, ka thënë se ka kërkuar nga Qeveria që të merr një vendim lidhur me qëndrimin e refugjatëve nga Maqedonia në këto fshatra të cilët me qëndrimin e tyre ne shtëpitë e boshatisura të kroatëve, nënkupton një presion për banorët e mbetur kroat.
Ai tha se kërkohet një zgjidhje për banorët e zhvendosur të fshatrave kufitare të Maqedonisë, të cilët po shkaktojnë probleme edhe në dëmtimin e pyjeve në atë pjesë. /2lonline/