Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë me nënkryetarin për komunitete Bojan Stamenkoviç, sot kanë pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë Per Strand Sjaastad.
Në këtë takim u diskutua për përkrahje të vazhdueshme dhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Kreu i komunës tha se është jashtëzakonisht mirënjohes ndaj shtetit të Norvëgjisë.
“U jemi mirënjohës shtetit të Norvegjisë, për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë Kosovës, në periudhat e zhvillimit”, u shpreh ai.
Ndërsa ambasadori Për Strand Sjaastad shprehi gatishmërinë për mbështetje të vazhdueshme në të gjitha aspektet.