Ambasdori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka reaguar pas rastit të Ilja Iviqit. Ilja Iviq, djaloshi që luan te Flamurtari dhe që ka marrë ftesë nga Kombëtarja U-19 e Kosovës është emri më i përfolur këto ditë.
Prindërit e futbollistit të Flamurtarit u larguan nga puna në Komunën e Graçanicës pasi djali tyre kishte pranuar ftesën që të luante për Kombëtaren U-19 të Kosovës.
Ky lajm ka tronditur edhe ambasadorin Heldt, i cili ka bërë këtë reagim në Twitter.
“Kjo është tronditëse! Futbolli është respekt, futbolli po kalon kufijtë, futbolli është integrim, futbolli thjesht është për të shijuar ndjenjën e të qenit së bashku. Kjo është arsyeja pse Federata e Futbollit të Gjermanisë e mbështet Federatën e Futbollit të Kosovës. Idealet sportive siç duket nuk po ndahen nga disa njerëz,” shkruan Heldt në Twitter.