Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, përmes postimit në rrjetin social ka shprehur ngushëllime për të prekurit nga aksidenti tragjik që ndodhi sot në Gjilan.
”Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë të prekur nga aksidenti tragjik në Gjilan, veçanërisht me familjet e viktimave”, ka shkruar Ruairi O’Connell.