Ambasada amerikane në Prishtinë në Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka thënë se i kujtojnë pritjet e kosovarëve për demokraci, për të cilën sipas tyre, ja vlen të bëhen përpjekje.
“Demokracitë përpiqen të përmirësohen për qytetarët e tyre. Në Ditën e Kushtetutës, kujtojmë pritjet e kosovarëve për demokracinë e tyre të sapolindur; diçka për të cilën ia vlen të përpiqesh”, thuhet në njoftimin e ambasadës të publikuar në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Twitter’.
Të shtunën e 9 prillit janë bërë 14 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Por, duke qenë se e shtuna ishte ditë vikendi, në Kosovë kjo ditë festohet edhe sot, e hënë.