Altin F. Shkodra, djaloshi gjashtëmbëdhjetë vjeçar nga Gjilani, nxënës i shkëlqyeshëm i klasës së XI në Gjimnazin Natyror „Xhavit Ahmeti“ në Gjilan, shumë herët tregoi se, kishte talent e interesim për artin figurativ.
Por, këtë talent e shfaqi shumë më tepër në kohë të pandemisë Covid, gjatë qëndrimit në shtëpi.
Fjalë inkurajuese për talentin e tij, kanë thënë edhe Magbule Xhemajli- ish-profesoresha e tij e artit figurativ në gjimnaz dhe Avni Behluli-profesor në Shkollën e Mesme të Artit Pamor në Gjilan.
Unë nga disa punime të tij kuptova se, ka dorë të lirë e të qetë, fantazi të zhvilluar e dashuri për art, sidomos për dizajn.
Portretet e tij, janë të mveshura me elemente elegante dizajni, të kjarta e me hijësim të bukur, duke zbatuar me përsosmëri dritë-hijen dhe perspektivën.
Nga Altini, presim profesionalizim dhe përsosje të mëtejme në artin figurativ.
Posaçërisht, i urojmë të arrijë majat e mjeshtrisë së dizajnit! Altin, suksese sa më shumë në art dhe lëmitë tjera! /2LONLINE.com/