Në komunën e Bujanocit, me ndihmën e gardës kombëtare të Ohajos po implementohen dy projekte renovimi çerdhja “Gëzimi ynë” dhe shkolla e muzikës. Financimi i këtyre projekteve po bëhet nga shteti Ohio përmes ambasadës së SHBA-së në Beograd dhe punët po kryhen nga mbi 40 pjesëtarë të gardës kombëtare të Ohajës dhe ushtrisë serbe.
Delegacioni i subjektit më të ri politik shqiptarë, Alternativës për Ndryshim nga Presheva, në shenjë falënderimi vizitoi ushtarët që po punonin dhe u njohën më në detaje me mbarëvajtjen e projekteve.
Gjatë bisedave me eprorët e gardës nga Ohajo, përfaqësuesit nga Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi dhe Armend Aliu pasi u informuan me rrugën që duhet ndjekur për të iniciuar bashkëpunime të tilla edhe në komunën e Preshevës u shprehën se është mëkat që komuna e Preshevës është izoluar totalisht dhe që nuk ndjek mundësitë për donacione, të cilat lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe përmirësojnë kushtet e jetës.
“Kjo vizitë është bërë në emër të banorëve të Preshevës dhe Bujanocit, si mirënjohje dhe shprehje e vullnetit për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Me kapacitet njerëzor që çdo ditë po na bashkëngjiten, do të jetë fare e lehtë për Alternativën që të ndërtoj partneritete të tilla bile edhe atë për projekte edhe më madhore e më të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e Alternativës për Ndryshim.
Sipas tyre takimi i radhës do të zhvillohet në ambasadën e SHBA-së në Beograd dhe se Alternativa për Ndryshim do të elaborojë mundësinë që vitin e ardhshëm të konkretizohet iniciativa për projekte të ngjashme në Preshevë. /Titulli.com/