“Ditë e bukur sot në Gjilan për të diskutuar për vajzat kosovare dhe sportin. Shembull model për t’u ndjekur nga vajzat e Gjilanit dhe tërë Kosovës, është Uta Ibrahimi, e cila nga pasioni dhe iniciativa personale, arriti majën e Botës, për t’u bërë kështu vajza e parë shqiptare me arritje të tillë”, është shprehur Mimoza Kusari Lila, kryetare e Alternativës.
“Prezentë ishin edhe vajzat dhe gratë, profesioniste në futboll, hendboll, volejboll dhe karate. Përkundër vështirësive të ndryshme, përcaktimi për sukses është për çdo lëvdatë.
Porosia jonë për vajzat është, mos u dorëzoni në sfidat e ditës, ndjekeni ëndrrën dhe gjeni mbështetjen që ju duhet. Një vend është i përparuar vetëm kur ka vajzat me mundësi të barabarta me djemtë.
Në Gjilan gjithashtu takuam kryesinë e degës së Gjilanit, një prej degëve më dinamike dhe me dominim të gjeneratës së re.
Rinia nuk është e ardhmja jonë, por e sotmja dhe e përhershmja”, thotë Mimoza Kusari-Lila.