“Sot, me 27 Janar, në Gjilan shënuam njëvjetorin e themelimit të degës së Alternativës në po këtë qytet”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Alternativa, dega në Gjilan.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin krerët e lartë të Alternativës, në krye me znj. Mimoza Kusari dhe z. Ilir Deda. Të pranishëm në këtë shënim ishin anëtarët dhe përkrahësit e Alternativës në Gjilan, të cilët rishfaqën besimin e tyre ndaj këtij subjekt.
“Sot, ne ishim dëshmitarë se Alternativa vazhdon të rritet, duke parë që edhe interesimi edhe përkrahja sa vjen e shtohet. Prezenca e shumë të pranishmëve në këtë shënim flet shumë. Aq më tepër kur angazhimi i të rinjëve të Anamoravës ishte në masë të madhe dhe e cila është për t’u admiruar”, thuhet në komunikatë, për t’u shtuar se “Tash e një vjet, Gjilani ka Alternativë”.