Alpinistja kosovare, Mrika Nikçi ka shkruar historinë, duke u ngjitur në majen e Carstensz Pyramide në Indonezi.
17 vjeçarja pejane së bashku me partnerin e saj të ngjitjes – babain e saj, Arianit Nikçi, kane kompletuar kështu ngjitjen në shtatë Majat më të larta të shtatë kontinenteve në botë.
Në njërën anë u bë femra më e re në tërë botën që pa mbushur 18 vjet të kalojë misionin e 7 Majave dhe në anën tjetër së bashku me babain e saj, bëhen shqiptarët e parë në botë si babë e bijë ta kalojnë me sukses këtë mision, i cili paraqet një arritje kulminante në alpinizëm.
Lajmin e bënë të ditur dyshja, përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook.