DYLON

Lutfi Haziri merr edhe një çmim, kësaj here nga Komiteti Botëror i Paqes

Lutfi Haziri merr edhe një çmim, kësaj here nga Komiteti Botëror i Paqes
Avatar photo Redaksia

Komiteti Botëror i Paqes me seli në Indonezi e ka shpalluar sot Lutfi Hazirin “Figurë të Paqes”, ndërkaq Gjilanin “Qytet të Paqes”.

Dy çmimet i ka pranuar kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, nga ana e kryetarit të Komitetit Botëror të Paqes, Djuyoto Sunfam, në një ceremoni të veçantë, në prezencën edhe të kryetarit të Komitetit Botëror të Paqes për Europë, Franko Cetinich.

“Kjo është mirënjohja e tretë kolektive që i jepet Gjilanit, pas asaj të Parlamentit Europian, i cili në vitin 2006 ia bartë Komunës sonë flamurin e paqes dhe presidentes Jahjaga, e cila e ka nderuar Gjilanin me “Urdhrin e Lirisë”. Nga sot, ne do të shpallim procedura publike për ndërtimin e simbolit të paqes, i cili do të vendoset në pjesën urbane, duke u radhitur në mesin e qyteteve të paqes në botë. Ne, pra jemi të njohur si qytet i paqes, i dialogut dhe i solidaritetit fetar, etnik e politik. E falënderoj Komitetin për vlerësimin e lartë dhe gjilanasin tonë, dr. Rabit Sadiku, i cili i ka prirë këtij procesi”, ka thënë Haziri, pas pranimit të çmimeve.

EkoHigjiena

Ndërkaq, kryetari i Komitetit Botëror të Paqes, Djuyoto Sunfam, ka deklaruar në ceremoninë e organizuar në Kuvendin Komunal se nominimi për këto mirënjohje ka ardhur pas një hulumtimi të gjatë që kanë bërë për figurën e Hazirit dhe Gjilanin në përgjithësi.

“Kemi ardhur nga një vend shumë i largët për të ardhur në këtë event dhe po ndihemi si në shtëpinë tonë. Mbrëmë kemi qëndruar dhe shetitur në Gjilan dhe kemi parë paqen e një qytet të bukur. Komiteti Botëror i Paqes, pas kërkimeve dhe hulumtimeve të gjata që ka bërë duke e studiuar Gjilanin, jemi pajtuar që ky është qytet i paqes dhe kryetari Lutfi Haziri është Figurë e Paqes. Ju konfirmoj se Gjilani është qyteti i parë në Ballkan që është nominuar nga Komiteti. Unë besoj që qyteti juaj do të jetë shumë i famshëm në botë sa i përket paqes dhe ju jeni me fat që jeni në këtë event kaq të rëndësishëm. Emri juaj do të jetë i shënuar në të gjitha vendet e botës dhe do të hyjë në histori”, tha Sunfam.

Në fund, një fjalë rasti pati edhe kryetari i Komitetit Botëror të Paqes për Europë, Franko Cetinich, i cili ka uruar kryetarin Haziri dhe qytetarët e Gjilanit për mirënjohjet. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.